Live

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në një shtëpi në Podujevë, i sekuestrohen 3 mijë e 400 euro

21:42 / 17 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vjedhje në Podujevë. Nga i njëjti janë sekuestruar 3 mijë e 400 euro, që dyshohet se janë të vjedhura.

Ai dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes që ka ndodhë me datën 13 dhjetor, ku në një shtëpi janë vjedhur para.

“Sot nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës,  është arrestuar një person, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të vjedhjes. Ka qenë puna operative e hetimore e hetuesve ajo që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar dhe sekuestrimin e një shume të parave ( dyshohet të vjedhura).

Personi i arrestuar, dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes që ka ndodhë me datën 13.12.2024, ku në një shtëpi janë vjedhur para. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...