Një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës në Suharekë.
Sipas njoftimit për media, personi me inicialet N.S. ishte i kërkuar me letër-rreshtim të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren – Dega në Suharekë.
“N.S. ishte i dënuar me aktvendim të formës së prerë me një vit burgim efektiv, për shkak të kryerjes së veprave penale ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftim.
Pas arrestimit, në bazë të vendimit të gjykatës kompetente, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.