Live

Arrestohet në Elbasan 41-vjeçari i kërkuar në Spanjë

12:38 / 18 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia e Elbasanit ka finalizuar sot një operacion në fshatin Papër, ku u arrestua një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Elbasan, kapën shtetasin E. B., 41 vjeç, teksa qarkullonte me automjet në rrugën e fshatit Papër, shkruan A2 CNN.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit, Spanjë, më datë 30 qershor 2025 kishte lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Shpërndaje në

U Kopjua