Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person të moshës 33-vjeçare në Durrës, pasi i njëjti dyshohet se e mbante me forcë një 15-vjeçare në banesë.
Në njoftimin e policisë bëhet e dituer se gjatë ndërhyrjes, 33-vjeçarit i është armë zjarri dhe municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte mbajtur me forcë një 15-vjeçare, me të cilën dyshohet se kishte një marrëdhënie intime dhe nuk e lejonte të largohej nga banesa e tij, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë dhe vënë në pranga shtetasin”.
“E. Z., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës. Gjatë ndërhyrjes dhe kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.