Live

Arrestohet një person, dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve në Malishevë

11:59 / 12 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar sot në një aksion të përbashkët nga Policia dhe Prokuroria Speciale.

R.M, dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime luftë kundër popullsisë civile”.

Në njoftimin e PSRK-së, thuhet se ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29 dhe 31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

“Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve. Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua