Live

Arr*stohen 3 kinezë në Kongo, u kapën me 12 shufra ari dhe 800 mijë dollarë

08:29 / 06 Janar 2025

Nga Kosova Live

Tre shtetas kinezë janë arrestuar me 12 shufra ari dhe 800,000 dollarë, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Ari dhe paratë ishin fshehur nën ulëset e automjetit me të cilin po udhëtonin, sipas Jean Jacques Purusi, guvernator i provincës së Kivu-së Jugore.

Ai tha se operacioni për arrestimin e burrave ishte mbajtur i fshehtë, pas lirimit të fundit të një grupi tjetër shtetasish kinezë të akuzuar për drejtimin e një miniere të paligjshme ari në zonë.

Kongo ka rezerva të bollshme ari, diamantesh dhe mineralesh të përdorura për prodhimin e baterive për telefonat celularë dhe automjetet elektrike.

Kjo pasuri minerale, është plaçkitur nga grupe të huaja që në periudhën koloniale dhe është një nga arsyet kryesore, pse rajoni është rrënuar nga paqëndrueshmëria në 30 vitet e fundit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...