Live

Associated Press: Të tronditur dhe trishtuar nga vdekja e gazetares Mariamm Dagga në Gaza

13:39 / 25 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një nga gazetaret e vrarë në sulmet ajrore të Izraelit sot ishte një gazetare e pavarur që punonte për Associated Press.

Ajo ishte 33-vjeçarja, Mariam Dagga, djali 12-vjeçar i së cilës u evakuua nga Gaza më herët gjatë luftës.

Agjencia e lajmeve tani ka lëshuar një deklaratë duke thënë se janë të tronditur dhe të trishtruar kur mësuan për vdekjen e gazetares Mariam Dagga, së bashku me disa gazetarë të tjerë, në Spitalin Nassar në Khan Younis, Gaza.

“Mariam rregullisht qëndronte në spital për mbulim. Puna e saj e fundit përfshinte histori të forta për fëmijë të uritur dhe të kequshqyer në Gaza. Ajo punoi si e pavarur për AP dhe media të tjera lajmesh”, thuhet në reagim.

AP shtoi se po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur gazetarët tanë në Gaza të sigurt, ndërsa ata vazhdojnë të ofrojnë raportime të rëndësishme nga dëshmitarët okularë në kushte të vështira dhe të rrezikshme.

Shpërndaje në

U Kopjua