Live

Avdyli i prerë: Kuvendi është i konstituuar

18:36 / 09 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë GUXO, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës është i konstituar dhe funksional, pavarësisht se nuk është votuar nënkryetari nga komuniteti serb.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Avdyli tha se kjo vlen si në aspektin juridik, institucional ashtu edhe politik.

“Kuvendi është i konstituar. Si në aspektin juridik, institucional, politik, është absurd të mendohet e kundërta, sepse bëhet fjalë për një institucion që përbëhet nga kryetari dhe nënkryetarët. Si çdo institucion tjetër kolegial, kur ka shumicën, konsiderohet i konstituar”, u shpreh Avdyli, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua