Live

Bajrami: LVV-ja i ka dy forma për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

12:42 / 12 Gusht 2025

Nga Kosova Live

LDK-ja ka konfirmuar se do të marrin pjesë në seancën konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit po sa ajo të thërritet nga kryesuesi i seancës. Deputetja e këtij subjekti politik, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që të kthehet votimi i hapur ashtu siç parashihet me kushtetutë.

Deputetja Bajrami tha se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryetar të Kuvendit nëse nuk janë pjesë e një marrëveshje politike.

“Nuk kemi ndryshuar qëndrim. Ne konsiderojmë se janë dy forma për të konstituuar Kuvendin: Partia e cila ka dal e para duhet ta bëjë shumicën përmes marrëveshjeve politike dhe ne kemi thënë se në qoftë se nuk jemi pjesë e kësaj marrëveshje politike atëherë nuk do të votjmë. Ka edhe një formë tjetër e cila bëhet përmes gjetjes së një kandidati konsensual. Ju e dini se partitë tjera politike të përfaqësuara në Kuvend kanë dhënë pothuajse dyzet opsione të tjera për LVV-në”, tha Bajrami në RTV21.

Shpërndaje në

U Kopjua