Live

Bajrami-Muratit: Mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal

16:21 / 25 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar Ministrit Hekuran Murati i cili pasditen e sotme tha se është krijuar nga Ministri që ai drejton një formular për ata që duan t’i refuzojnë 100 eurot e ndara nga qeveria për fëmijët dhe pensionistët, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lidhur me këtë, deputetja e LDK-së i ka bërë dy pyetje Ministrit Murati.

“Qytetarëve, të cilët në këto ditë të ftohta s’po kanë rrymë nga 8 orë, Hekurani sot ju paska dhënë një mundësi: ai paska thënë: ”nëse nuk i doni 100 euro, mos i merrni”, dhe po ju tregon mënyrën se si mund t’i refuzojnë ato”.

“1. A e kanë mundësinë qytetarët mos me i pagu faturat e rrymës, pasi që në këto ditë të ftohta po përballen me nga 8 orë reduktime? Dhe
2. A e kanë pasur qytetarët mundësinë mos me pagu 50% më shumë TVSH si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve?”, shkruan Bajrami.

Tutje ajo thotë se Ministri Murati po e trajton buxhetin si të ishte personal i tij.

“Dhe mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal, se nuk je duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq”, shkruan ajo.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ata që nuk duan të pranojnë shtesat që janë ndarë për fëmijë e pensionistë gjatë fundvitit, mund ta bëjnë këtë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Murati ka thënë se për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kanë përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht mund të heq dorë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...