Live

Bajrami: Pas konstituimit të Kuvendit do të formojmë Komision Hetimor për ZRrE-në ,KOSTT-in dhe të gjithë akterët në sektorin e energjisë

15:09 / 13 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se puna e parë që do të bëjë pas konstituimit të Kuvendit është formimi i një komisioni hetimor parlamentar për çështjen e energjisë.

Ajo ka treguar se ky komision do të hetojë ZRRE-në, KOSTT-in dhe të gjithë akterët në sektorin e energjisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se çka do të hetojë ky komision.

“Puna e parë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Komisioneve Parlamentare do të jetë formimi i një Komisioni Hetimor, i cili në veçanti do të hetojë ZRRE-në, KOSTT-in dhe të gjithë akterët në sektorin e energjisë.
➡︎Hetim dhe përgjegjësi për përjashtimin e 1300 kompanive nga shërbimi universal i furnizimit me energji në emër të një tregu të lirë që nuk ekziston.
➡︎Hetim për dominimin e tregut nga NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqëçit, dështimet e remontëve në KEK, blerjet e energjisë jashtë rregullave të tregut nga ana e KOSTT-it, KEDS-it dhe KESCO-s”, ka shkruar ajo, duke treguar se kush është përgejgjest për të gjitha këto gjera.

“Për të gjitha këto të bëma ka njerëz përgjegjës në ZRRE, në Ministri të Ekonomisë dhe në KOSTT, por përgjegjësit kryesorë për çdo gjë që ka ndodhur në sektorin e energjisë janë bordi i ZRRE-së, institucion ky që është mbikëqyrës dhe licencues i të gjithë aktrëve në këtë sektor”, ka shkruar Bajrami. Normalisht, përgjegjësi të madhe këtu ka Kurti me bashkpuntorë të cilët erdhën në pushtet duke përzënë Counter Global-in e me premtimin me liru çmimin e energjisë, por krejt çka kanë ba këto katër vite e gjysëm është trefishim i çmimit dhe politika në funksion të mafisë energjetike. Bordi i ZRRE-së i është nënshtruar qeverisë dhe mafisë energjetike që katër vjet e gjysmë. DUHET TA NDALOJMË!”, ka shkruar Bajrami.

Shpërndaje në

U Kopjua