Live

Bajrami publikon shifra: Dobët, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2024 janë me të ulëta se në vitin 2018

12:44 / 21 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar shifra, ku tregojnë se investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2024 kanë qenë më të ulëta se në vitin 2018, shkruan Periskopi.

Bajrami përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, tha se  nga 859 milionë euro që janë parapar për investime kapitale, vetëm 225 milionë janë shpenzuar nga niveli qendror.

“Nga të dhënat e po kësaj ministrie (seritë kohore) krahasova periudhën 1 janar -1 dhjetor 2018 me periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024 dhe ajo çfarë tregojnë këto të dhëna është asgjë më pak se dështim: Dersia kjo qeveri ka marrë nga qytetarët dhe ka shpenzuar rreth 900 milionë euro më shumë buxhet krahasuar me vitin 2018 për periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024, investimet kapitale të nivelit qendror janë për plot 65 milionë euro me të ulëta në se ato të vitit 2018”, ka shkruar Bajrami mes tjerash.

Postimi i plotë:

Investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2024 janë me të ulëta se në vitin 2018

Nga të dhënat e Ministrisë së Financave rezulton se nga 859 milionë euro të parapara për investime kapitale për vitin 2024 deri me 1 dhjetor janë shpenzuar vetëm 255 mil. nga niveli qendror dhe 189 mil. nga niveli lokal, që dmth. kanë vetëm edhe disa ditë në dispozicion dhe janë plot 415 milionë euro mbrapa me realizimin e planit për investime kapitale.

Nga të dhënat e po kësaj ministrie (seritë kohore) krahasova periudhën 1 janar -1 dhjetor 2018 me periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024 dhe ajo çfarë tregojnë këto të dhëna është asgjë më pak se dështim: Dersia kjo qeveri ka marrë nga qytetarët dhe ka shpenzuar rreth 900 milionë euro më shumë buxhet krahasuar me vitin 2018 për periudhën kohore 1 janar -1 dhjetor 2024, investimet kapitale të nivelit qendror janë për plot 65 milionë euro me të ulëta në se ato të vitit 2018. Po sikur ta marrim në konsideratë edhe inflacionin që ka ndodhë gjatë këtyre viteve gjendja përkeqësohet edhe për se paku 25%, e që ky në fakt është realiteti. Me duhet të potencoj këtu se për dallim nga qeveria qendrore komunat kanë përformuar më mirë. Shih tabelën👇

Kjo qeveri per 4 vite nuk arriti të lë një shënjë pozitive në këtë vend.
Dobët, shumë dobët.

#9shkurt
#RrugëeRe
#QeverieRe
#LidhjaDemokratikeKosovës
#LumirAbdixhikukryeminister✅1️⃣
#HykmeteBajrami✅6️⃣

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...