Live

“Banjska, marrëveshjet…”/ Lajçaku tregon se çfarë bisedoi dje me Petkoviqin dhe Bislimin

09:11 / 18 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dje priti në takim kryenegociatorët Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi.

Në raundin e djeshëm të diskutimeve pati takim trepalësh, ku u diskutuan disa çështje me rëndësi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan IndeksOnline.

Lajçaku sot njoftoi se ua bëri me dije të dy palëve që normalizimi i marrëdhënieve është i domosdoshëm për integrim në BE.

Gjithashtu, Lajçaku paralajmëroi palët të mos bëjnë ndarje më të thella.

Emisari sllovak renditi pikat tjera që u diskutuan në takim, përfshirë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, de-përshkallëzimin, dhënien e përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë, riintegrimin e serbëve në Kosovë, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe njohjen e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.

“Shumë i lumtur që përfunduam me sukses negociatat për funksionalizimin e Deklaratës së vitit 2023, për personat e zhdukur. Një hap i rëndësishëm drejt afrimit përfundimisht me familjet. Së shpejti do të organizojmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët”, tha Lajçak.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...