Qytetarët e Kosovës në këto ditë të ftohta dimri po përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Me mungesë të energjisë elektrike po përballen edhe banorët e fshatit Korishë të Prizrenit, të cilët nuk kanë energji që nga ora 11:00 e ditës së sotme (e martë).
Për mungesën e energjisë ata në orët e mbrëmjes kanë protestuar para filialeve të KEDS.
Arsyetimi që u është dhënë, ka qenë se ka defekt në sistem.
Banorët, mes të cilëve edhe mërgimtarë kanë thënë se nëse nuk deri nesër nuk furnizohen me energji elektrike ata do të bllokojnë magjistralen Prizren-Prishtinë.