Live

Barcelona e nis sesonën në udhëtim ndaj Mallorcas së Muriqit

13:28 / 16 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Barcelona do ta nis sot sezonin 2025/26 dhe në të njëjtën kohë mbrojtjen e titullit.

Pas një edicioni fantastik dhe të pakonkurrencë, skuadra katalonase synon ta përsërisë të njëjtën edhe këtë vit.

Në ndeshjen e parë do të ketë punë me skuadrën ishullore, Mallorca, pjesë e së cilës është sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.

Prizrenasi di si ti shënojë gola Barcelonës, teksa këtë e ka bërë dy herë në të kaluarën.

Ndeshja nis me fillim nga ora 19:30.

Shpërndaje në

U Kopjua