Live

Barduani pret në takim zyrtarin amerikan të Mbrojtjes, diskutojnë për dialogun Prishtinë-Beograd

12:37 / 02 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar sot me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për politikën evropiane dhe të NATO-s, David Baker, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga ana e KFOR-it, theksohet se ky takim ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë vizione mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rrugën përpara për të mbështetur më së miri një angazhim të ripërtërirë politik për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, transmeton Klankosova.tv.

“Baker rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të SHBA-së në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua