Zgjedhja e Dimal Bashës kryeparlamentar, u bë shkak që Liburn Aliu të dorëhiqet unanimisht nga pozita e ministrit të Infrastrukturës.
Rikthyer në kohë, sjellim njërën prej përplasjeve të dyshes, ajo e seancës së 8 dhjetorit të vitit 2022, në të cilën Basha akuzonte Aliun se po mbron ‘mafian e betonit’, transmeton klankosova.tv.
Basha para të pranishmëve, e kishte kritikuar hapur Aliun si ministër, mbi praktikat e projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
“Cili është interesi që një ndërtimtar ta legalizojë ndërtesën? Qikjo s’është parimore, dhe kjo s’duhet me shku përpara”.
”Puna kryesore e këtij ligji, është se e bën amnistimin e këtyre keqpërdoruesve që ndonjëherë janë quajtur edhe “mafi e betonit”. Këta jo që nuk dënohen por legalizohen”, i ishe drejtuar Basha me akuza të tilla Aliut.
Mbi këtë qasje, Bashës i kishte replikuar vetë Aliu atë kohë, duke i kërkuar të mos devijonte realitetin, pasi vet Vetëvendosje e kishte votuar projektligjin por ishte tërhequr për ta bojkotuar koalicionin PAN.
”E para po filloj nga çështja a ka ndryshuar Liburni? Ky ligj në leximin e parë është votu nga Lëvizja Vetëvendosje. Në leximin e dytë, as LVV e LDK nuk e ka votu, për shkak se e ka bojkotuar asokohe PAN-in. Prandaj kur të folni, thuajeni të vërtetën e saktë”.
Kërkoj prej deputetit Basha, po ta përmendi emrin që me mujtë me repliku”.
”Pra ju sapo thatë që Liburni ka deklaruar ndryshe, e po deklaron sot ndryshe. Atë ditë kam deklaru njëjtë sikurse sot, pra viti 2018, njëjtë e deklaroj edhe sot. Projektligj i padrejtë, por i domosdoshëm”, i ishte përgjigjur Aliu atë kohë, Bashës, i cili qysh dje, u zgjodh kryeparlamentar.