Dëshmitari Sokol Bashota tha sot në Hagë se nuk ka pasur asnjë vendim nga Shtabi i Përgjithshëm për ndëshkimin e kolaboracionistëve.
Sipas tij, janë lëshuar komunikata që ata të paralajmërohen në mënyrë që ata të mos bashkëpunojnë me armikun.
“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionisteve- ndonjë rast i veçantë”, tha Bashota.
Dëshmitari u pyet se Shtabi Operativ a ka funksionuar përmes vendimeve të përbashkëta kolegiale.
“Shtabi i Përgjithshëm po. Shtabi operativ janë drejtoritë në komandat e zonave”, tha ai.
Më pas, dëshmitari u pyet se këto vendimet kolegiale të Shtabit a përfshinin masa ndëshkuese ndaj personave që perceptoheshin si kolaboracionist.
“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionisteve- ndonjë rast i veçantë”, tha Bashota.