Zyra e BE-së në Kosovë ka kërkuar nga partitë ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Aty thuhet se duhet të ketë kompromis për ta zgjidhur ngërçin.
“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe Zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!”, thuhet në postim.