Live

Bedri Hamza në Istog: Dukagjini do ta ketë mbështetjen e duhur për investimet e munguara publike

15:36 / 27 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë në një tubim në Istog, ku tha se Dukagjini do ta ketë mbështetjen e duhur për investimet e munguara.

“Jam i lumtur që jam në Dukagjin, në mesin e njerëzve të mirë dhe punëtorë”, tha Hamza.

Ai tha se duhet të digjitalizohet arsimi.

“Ne duhet të bëjmë arsim për shekullin 21, duhet të lëvizim kah digjitalizimi i arsimit, duhet të lëvizim t’i përgadisim të rinjtë dhe të rejat tanë për tregun e punës që të jenë të barabartë me moshatarë e tyre gjithandej.”

Hamza shtoi se duhet të ketë më shumë investime në shëndetësinë primare.

“Më shumë investime në shëndetësinë primare, më shumë investime në spitalet regjionale që me e shkarku qendrën kryesore në Prishtinë, më shumë barna.”

PDK më 2 nëntor ka ftuar Konventë e cila do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku Bedri Hamza pritet ta shpalos vizionin e tij qeverisës për të ardhmen e vendit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...