Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka folur rreth takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në Mitrovicë.
Hamza ka konfirmuar, duke shuar kështu të gjitha spekulimet për biseda për koalicion të mundshëm me Kurtin në nivel qëndror.
“Unë e kam thënë dhe po e përsëris se jam i gatshëm gjithmonë dhe skam asnjë rezervë për me u ulë me bisedu me secilin, pa dallim.
Kjo nnuk do të thotë se bisedat në tavolinë do rezultojnë me ndonjë marrëveshje, mirëpo për me bisedu, as se kam pasë e as nuk e kom problem.
Dje jemi taku me Kurtin në Komunën e Mitrovicës. Kemi bisedu për projektet që janë në interes të qytetit të Mitrovicës edhe atë të jugut dhe të veriut.
Projektet e tjera të përbashkëta që i ndikojnë dy anët e qytetit, dhe unë si kryetar jam i lumtur që pa ndonjë pompozitet të madh dhe me rëndësi të madhe kam kry projekte në dy anët e qytetit; ndër to shëtitorja rreth lumit Ibër edhe në pjesën veriore dhe jugore. Dhe, gjithmonë jam i gatshëm me të gjithë kolegët të bashkëpunoj.
Ka pasur spekulime se ka pasë biseda edhe rreth koalicionit në nivelin qëndror. Unë po ju them, që nuk e kemi bisedu fare atë temë”, tha Hamza ndër të tjera.