Kandidati i PDK-së për deputet, i cili ishte këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Kurti për t’i ndarë nga 100 euro për pensionistët.
Ky vendim po cilësohet si vendim elektoral i cili ka për qëllim blerjen e votës së qytetarëve.
Behrami ka treguar se me Bedri Hamzën si kryeministër, për katër vjet, pensionistët do t’i marrin rreth 5000 euro.
Tutje ai ka thënë se Kurti po u jep 100 euro lëmoshë pensionistëve.
Postimi i plotë:
Bedri Hamza, për katër vjet, ua jep pensionistëve rreth 5,000 euro.
Pensioni minimal 200 euro në muaj! Rritje 30% për pensionistët kontributdhënës!
Albini, një herë në katër vjet, ua jep nga 100 euro lëmoshë pensionistëve!
Ani kishe po flas për ekonomi. Ik atje, more ckarep!