Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Shqipërisë gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Komisionin për Legjislacion nga Kosova.
Në këtë takim është diskutuar për marrëveshjet rreth këtyre dy shteteve, shkruan Kosovalive.net.
Lidhur më këtë takim për kosovalive.net ka folur edhe anëtari i këtij Komisioni, Hajdar Beqa. Ai ka deklaruar se takimi i këtyre dy shteteve është që ti monitorojnë marrëveshjet e arritura.
“Komisioni për Legjislacion tash ka vënë një kontakt të rregullt me legjislacionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku kemi marr në mandatin tonë marrëveshjet që ti monitorojmë marrëveshjet të cilat janë të lidhura në mes të dy shteteve, respektivisht të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, që ato marrëveshje të zbatohen”, ka deklaruar ai.
Ndër të tjera, ai ka thënë se tutje në këtë takim është diskutuar rreth planit konkret që të kemi një lehtësim të administratës, të ketë edhe ndihma juridike të çështja e noterëve, e përmbaruesve tek çështja e drejtësisë.
“Sot gjatë këtij takimi kemi pasur një workshop, kemi diskutuar dhe po diskutojmë për planin e veprimit konkret e vigjilent në monitorimin e disa marrëveshjeve mes dy shteteve që të ju lehtësohet jeta e qytetarëve të dy vendeve dhe burokracinë dhe të kemi një lehtësim të administratës, prandaj do të ketë edhe ndihma juridike të çështja e noterëve, e përmbaruesve tek çështja e drejtësisë por edhe ti shkëmbejmë përvojat e të dy komisioneve”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka shtuar se po shikojnë edhe një mundësi për një marrëveshje të re në mes të këtyre dy shteteve./Kosovalive.net/