Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike dhe papritur të gazetarit e publicistit Artur Zheji.
Berisha përmes një postimi shkruan se publicisti i mirënjohur u nda parakohe nga jeta, përcjell Periskopi.
Kryedemokrati i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmeve për humbjen nga jeta të gazetarit.
Postimi i Berishës:
Homazh për Artur Zhejin!
Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.-shkruan Berisha.