Live

Besnik Bislimi i thotë zv.kryeministrit të Luksemburgut se Kosova e ka ulur papunësinë nga 23.8% në 10.8%

23:40 / 04 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në takim u bisedua për marrëveshjen aktuale bilaterale mes dy shteteve tona, fushat e bashkëpunimit dhe projektet e përbashkëta të cilat po zbatohen bashkë edhe me ministritë tona.

“Në kuadër të këtyre fushave që mbulon marrëveshja jonë aktuale bilaterale me Luksemburgun, u diskutuan projektet rreth fuqizimit të të rinjve, trajnimit profesional (VET), përmirësimit të sistemit shëndetësor, digjitalizimit, mbështetjes së bizneseve dhe inovacionit, mbështetjes së tranzicionit tonë drejt energjisë së gjelbër. Gjatë takimit gjithashtu u theksua respektimi i parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, si pjesë integrale të marrëveshjes. U përmend ndër të tjera si sukses nga kjo marrëveshje pajisja e kuvendit tonë me sistemin elektronik të votimit, e cila tashmë veçse ka përfunduar, përderisa komponentet e tjera janë në zbatim e sipër.”, thuhet në një njoftim nga Zyra për Komunikim e Qeverisë.

Sipas njoftimit u diskutua dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit dhe fushat potenciale ku mund të thellojmë angazhimin tonë të përbashkët.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e njohu homologun e tij shkurtimisht edhe me rritjen ekonomike dhe progresin demokratik që ka njohur vendi në këtë mandat qeverisës dhe disa nga politikat e ndërmarra, me qëllim zhvillimin e vendit dhe gjithëpërfshirjen. Veçoi rënien e shkallës së papunësisë nga 23.8% sa ishte para ardhjes sonë në qeverisje, në tash vetëm 10.8%, si dhe nënvizoi mbështetjen për rritjen e punësimit për gratë dhe të rinjtë edhe përmes platformës Superpuna.”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...