Live

Biden ia heq kufizimin Ukrainës që të përdorë armët amerikane brenda territorit rus

19:40 / 17 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që ndalonin Ukrainën të përdorte armët e furnizuara nga ShBA-ja për të kryer sulme në thellësi të territorit rus.

Ky vendim shënon një ndryshim të drastik të politikës amerikane në konfliktin Ukrainë-Rusi.

Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me rreze të gjatë në ditët në vijim, shkruan Reuters duke iu referuar burimeve.

Ky veprim nga Shtetet e Bashkuara, që vjen pak më shumë se dy muaj përpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar, pason muaj të tërë kërkesash nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të lejuar ushtrinë ukrainase të përdorë armët amerikane për të goditur objektiva ushtarake ruse larg kufirit të saj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...