Qindra vetura nga Kosova kanë vërshuar drejt bregdetit shqiptar sot duke shkaktuar kolona të gjata në aksin rrugor Morinë–Milot.
Si pasojë e fluksit të madh, lëvizja është ngadalësuar ndjeshëm, sidomos në segmentin Rubik–Milot, ku kolonat janë raportuar të shtrihen mbi 30 kilometra, shkruan Telegrafi, përcjell Periskopi.
Sipas dëshmive të qytetarëve, situata është bërë veçanërisht e vështirë në afërsi të kryqëzimit të Milotit.
“Kolona në Rrugën e Kombit në drejtim të Shqipërisë është aq e gjatë, sa e ka bllokuar pothuajse tërësisht udhëkryqin Milot–Lezhë dhe Milot–Tiranë”, ka deklaruar një udhëtar.

