Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës kanë ndodhur 79 aksidente trafiku prej të cilave 19 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 60 të tjera me dëme materiale.
Policia ka bërë të ditur se aksidentet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa disa prej tyre shkaktuan si pasojë e borës dhe ngricave në rrugë.
Me të gjitha rastet është marrë policia e trafikut.