Shi, stuhi dhe madje edhe borë. Plus një rënie e ndjeshme e temperaturës. Gjermania tashmë po përjeton spektaklin e saj të parë dimëror, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Eksperti i motit Karsen Brandt tha se e mërkura do të karakterizohet kryesisht me reshje bore. “Ajri polar do të na vijë të martën me shumë stuhi. Paraditen e së mërkurës do të ketë reshje bore. Nga 200 deri në 300 metra është e mundur edhe 10 centimetra borë. Pa gomat e dimrit asgjë nuk do të funksionojë të mërkurën.”
Reshje bore gjatë natës ka pasur edhe në Mynih.
Vija e reshjeve të borës gradualisht zbret në lartësi të ulëta . Kjo mund të jetë problematike për shumë shoferë.
Pritet të fryjë edhe erë e ftohtë. Masat e ftohta ajrore do të qëndrojnë deri në mëngjesin e së shtunës. Atëherë situata e motit mund të ndryshojë përsëri.
Sipas parashikimit, stuhia do të përhapet në Berlin, Brandenburg dhe Turingi si dhe në Saksoni deri në mbrëmjen e vonë. Kjo mund të çojë në ndërprerje në trafikun rrugor dhe hekurudhor.