Live

“Bota është në zjarr”, OKB kërkon 47 miliardë dollarë ndihmë në 2025

09:03 / 04 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

OKB-ja ka bërë thirrje për më shumë se 47 miliardë dollarë për të ofruar ndihma jetike vitin e ardhshëm, duke paralajmëruar se konfliktet në rritje dhe kriza klimatike do të lënë qindra milionë njerëz në nevojë.

“Bota është në zjarr”, u tha gazetarëve në Gjenevë shefi i ri humanitar i Kombeve të Bashkuara, Tom Fletcher, duke pranuar se ai po e shikonte vitin 2025 me “tmerrim”.

Sipas shifrave të OKB-së, 123 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit deri në mesin e vitit 2024, ndërsa një në çdo pesë fëmijë në nivel global aktualisht jeton ose ikën nga zonat e konfliktit.

“Luftërat në Gaza, Sudan dhe Ukrainë janë shënuar nga egërsia dhe intensiteti i vrasjeve, shpërfillja e plotë e ligjit ndërkombëtar dhe pengimi i qëllimshëm i përpjekjeve të lëvizjes sonë humanitare për të shpëtuar jetë,” tha Fletcher.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...