Kualifikimet për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” po vazhdojnë me ritëm të lartë, dhe sonte janë planifikuar të zhvillohen tetë ndeshje të rëndësishme në kuadër të grupeve të ndryshme evropiane.
Ndeshja e parë e ditës do të jetë ajo mes Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, që fillon në orën 15:00.
Në orën 18:00 do të zhvillohen dy përballje të tjera: Lituani – Holandë dhe Maqedoni e Veriut – Lihtenshtajn, ku skuadrat do të luftojnë për pikë të vlefshme për kualifikim.
Ndërkaq, vëmendja kryesore e mbrëmjes do të përqendrohet në supersfidën Turqi – Spanjë, e cila do të zhvillohet në orën 20:45. Kjo përballje po cilësohet nga shumë si një “mini El Clasico”, pasi vihen përballë ylli i Real Madridit Arda Güler dhe talenti i Barcelonës Lamine Yamal.

Po në orarin e mbrëmjes (20:45), do të luhen edhe ndeshjet e tjera të rëndësishme: Belgjikë – Kazakistan, Gjermani – Irlandë e Veriut, Luksemburg – Sllovaki, Poloni – Finlandë.
Ekipet janë në garë të ngushtë për sigurimin e vendit në Botërorin e vitit 2026, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.