Zjarret e dala jashtë kontrollit kanë shpërthyer në disa zona të Los Angeles, duke shënuar pesë vdekje, djegur qindra ndërtesa dhe duke nxitur më shumë se 130 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre nga qyteti i dytë më të madh të Amerikës, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, flakët më të mëdha mbeten plotësisht të pakontrolluara – me kushtet e motit dhe ndikimin themelor të ndryshimeve klimatike që pritet të vazhdojnë të ndezin flakët për ditët në vijim.
Çfarë po ndodh së fundmi?
Më shumë se 137 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, e disa prej tyre duke u munduar të marrin se çfarë kanë mundur.
Policia ka thënë se deri tani kanë vdekur pesë njerëz dhe trupat e tyre janë gjetur aty ku ka shpërthyer zjarri Eaton, por ende nuk dihet se çka shkaktoi vdekjen e tyre.
Zjarret, Palisades dhe Eaton vazhdojnë të mbesin të pakontrolluar.
Ndërkohë, zjarri i ri Sunset po kërcënon zonën e njohur Hollywood Hills.
Më shumë se 1000 ndërtesa dihet se janë shkatërruar, duke përfshirë shtëpi dhe shkolla, dhe biznese në bulevardin ikonik Sunset. Një ekolog zjarri i ka thënë BBC-së se “të gjitha lagjet… janë zhdukur”.
Yjet që kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarret në Los Angeles, janë Leighton Meester and Adam Brody dhe Paris Hilton. Ka një fije shprese për zjarrfikësit, pasi perspektiva e motit të zjarrit në Kaliforninë jugore është ulur nga “jashtëzakonisht kritike” në “kritike”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Edhe disa shkolla dhe Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles janë detyruar të mbyllen.
Ku janë zjarret?
Sipas zyrtarëve të zjarrëfiksve, të enjtën, ka gjithsej pesë zjarre të shpërthyera, Pelisades, Eaton, Sunset, Lidia, Hurst dhe Sunset.
Si filluan zjarret në Los Angeles?
Zyrtarët kanë theksuar erërat e forta dhe thatësirën në zonë, gjë që e ka bërë tokën shumë të thatë dhe të lehtë për t’u djegur.
Ndikimi i mundshëm i ndryshimit të klimës është përmendur gjithashtu – megjithëse rrethanat e sakta mbeten të paqarta.
Rreth 95% e zjarreve në zonë janë shkaktuar nga njerëzit, sipas David Acuna, një shef batalioni në Shërbimin e Zjarrfikësve të Kalifornisë, megjithëse zyrtarët ende nuk kanë deklaruar se si mendojnë se kanë filluar zjarret aktuale.
Një faktor i rëndësishëm që është përmendur në përhapjen e flakëve janë erërat e Santa Ana, të cilat fryjnë nga brendësia në drejtim të bregdetit. Me shpejtësi më shumë se 97 km/h, këto besohet se kanë ndezur flakët.
Çfarë roli ka luajtur ndryshimi i klimës?
Megjithëse erërat e forta dhe mungesa e shiut po nxisin flakët, ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po rrit gjasat për zjarre të tilla.
“Ndryshimi i klimës, duke përfshirë rritjen e temperaturave, thatësira, kanë qenë një shtytës kryesor në rritjen e rrezikut dhe shtrirjes së zjarreve në Shtetet e Bashkuara perëndimore,” thotë Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.
Dhe pas një vere shumë të ngrohtë dhe mungesës së shiut në muajt e fundit, Kalifornia është veçanërisht e prekshme nga këto zjarre.