Live

Çitaku: Nesër, bashkë, të gjithë, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

15:06 / 06 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shprehur përkrahjen e protestës e nesërme kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, që organizohet nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Liria ka emër.

“Liria ka emër! Nesër, bashkë, të gjithë, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi në Facebook, Çitaku.

Nesër, me fillim nga ora 17:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka thirrur protestë gjithëpopullore në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale.

Shpërndaje në

U Kopjua