Live

Çitaku pas sulmeve të VV ndaj rendit kushtetues: Qëllimi i tyre është delegjitimimi i çdo institucioni dhe i vetë demokracisë

18:34 / 08 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas akuzave dhe sulmeve të Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Çitaku tha se qasja e VV është rrezik për demokracinë dhe kanë për qëllim “delegjitimimin e çdo institucioni dhe i vetë demokracisë”.

Postimi i plotë:

Tendencat e LVV-së për të përmbysur rendin kushtetues nuk po ndalen. Reagimi i tyre i sotëm e dëshmon qartë këtë. Filluan me sulme denigruese e personale ndaj gjyqtarëve një nga një, e vazhduan me komunikatë zyrtare.
Kjo qasje është rrezik për demokracinë dhe për gjithçka që është ndërtuar në këtë vend me shumë sakrificë e mund.
Qëllimi i tyre tashmë është i qartë: delegjitimimi i çdo institucioni dhe i vetë demokracisë. Por kjo mendësi nuk do të kalojë. Nuk do ta lejojmë.

Shpërndaje në

U Kopjua