Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Dhe, “Citizens” e kanë gjetur pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për trajnerin e deridjeshëm të Tottenhamit, Mauricio Pochettino
Pep Guardiola mund të ndahet me Manchester Cityn në fund të sezonit, shkruan Gazeta Express.
Trajneri spanjoll ka kontratë me “Citizens” deri në vitin 2021, por klauzola e tij përfundon gjatë verës që vjen, kur edhe mund të largohet nga kampioni aktual anglez.
Dhe, drejtuesit e Cityt duket se e kanë gjetur tashmë zëvendësuesin e ish-trajnerit të Barcelonës e Bayern Munichut.
Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, trajneri i deridjeshëm i Tottenhamit, Mauricio Pochettino mund ta marrë në dorë ekipin nga “Etihad Stadium” nga sezoni i ardhshëm, nëse nuk gjen angazhim deri në verën që vjen.