Live

“Çmenden” nga gëzimi, San Marino shënon fitoren e parë zyrtare në histori

23:04 / 05 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Përfaqësuesja modeste e San Marinos ka arritur që për herë të parë në historinë e saj, ta fitojë një ndeshje zyrtare.

Ata mposhtën Litejnshtanjin me rezultat 1-0, në duelin e vlefshëm për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, njofton Klankosova.tv.

Futbollisti 19 vjeçar, Nicko Sensoli, rezultoi të jetë golashënuesi i vetëm i këtij momenti kulminant për vendin e tij, pasi kurrë më parë “La Serenissima” nuk ka shijuar një fitore me peshë të pikëve, raporton Klankosova.tv.

San Marino e ka regjistruar para 20 vjetësh edhe një triumf në një ndeshje miqësore dhe si koiçidencë, e realizuan ndaj kundërshtarit të njejtë dhe me rezultat identit, 1-0.

Të dyja këto reprezentacione janë të ranguara të fundit në renditjen botërore për ekipet kombëtare.

Shpërndaje në

U Kopjua