Douglas Costa ka zbuluar se me ardhjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi, ka ndryshuar edhe pesha e tyre trupore.
Anësori i Zonjës së Vjetër ka dhënë një intervistë për Esporte Interativo, derisa ka treguar se ylli portugez e ka ndryshuar dietën në skuadër.
“Unë gjithmonë e kam ushqyer vetën mirë, tani më shumë se kurrë. Jam 29-vjeçar dhe e ndjejë këtë”, ka thënë Costa.
“Ju e shikoni shpeshherë Ronaldon të zhveshur dhe fiziku i tij është i mrekullueshëm. Kjo i bënë të gjithë të ëndërrojnë për një trup të tillë”.
“Që kur arriti në klub, pesha trupore e lojtarëve ka filluar të bije. Është e dukshme. Ai na ofron shumë gjëra në stërvitje dhe ën fushën e lojës”.
“Ne e flasim gjuhën e njëjtë si brenda ashtu edhe jashtë fushë. Sa herë që luajë tentojmë ta gjejë njëri-tjetrin në çdo pozitë dhe t’i shkaktojmë kundërshtarit probleme”, ka shtuar më tej braziliani.
Ronaldo po vazhdon me formë të lartë edhe si 34-vjeçar, derisa këtë gjë pak lojtarë kanë arritur ta bëjnë tani dhe në të kaluarën.