Live

Dalin detaje të reja për të dyshuarin për sulmin në Gjermani, një nëntë vjeçar në mesin e viktimave

19:05 / 21 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Një nëntë vjeçar është në mesin e pesë të vrarëve në sulmin në Magdeburg  të Gjermanisë.

Policia gjermane në një konferencë për media tha se i dyshuari i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike dhe mendore”.

“Nuk kemi rezultate, të gjitha janë ende duke u hetuar”, thotë policia, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Taleb al-Abdulmohsen është identifikuar si i dyshuari për sulmin në Magdeburg.

Motivi i sulmit është ende i paqartë, por autoritetet besojnë se ai ka vepruar i vetëm.

Me origjinë nga Arabia Saudite, ai mbërriti në Gjermani në vitin 2006 dhe në vitin 2016 u njoh si refugjat. Prokurori Horst Walter Nopens thotë se ata janë ende duke punuar për të sqaruar motivin, por thotë se i dyshuari mund të ketë qenë i pakënaqur “me trajtimin e refugjatëve nga Arabia Saudite dhe mënyrën se si ata janë trajtuar në Gjermani”.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, u tha gazetarëve se është “e qartë të shihet” se i dyshuari ka pikëpamje “islamofobike”.

I dyshuari është një kritik i hapur i Islamit në mediat sociale dhe ka promovuar teori konspirative në lidhje me një komplot të dyshuar nga autoritetet gjermane për të islamizuar Evropën.

Media gjermane Der Spiegel tha se një ankesë ishte paraqitur kundër al-Abdulmohsen një vit më parë mbi deklaratat për të cilat zyrtarët arritën në përfundimin se nuk përbënin një kërcënim konkret.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...