Ky vit mund të cilësohet i suksesshëm për këngëtaren Filloreta Raçi-Fifi si nga ana profesionale dhe ajo private.
Bukuroshja publikon disa fotografi, ku bie në sy fustani i saj i bardhë bëri një veprim të papritur duke e shikuar veten në pasqyrë, dhe duke i dërguar puthje.

Adhuruesit e saj i pritën shumë mirë fotografit duke i dërguar komente pozitive.
Fifi, dhe partneri i saj Adis Patusi kanë qenë mjaft të përfolur në media që kur dolën publikisht me romancën e tyre.
Pavarësisht kritikave dhe reagimeve nga ndjekësit në rrjetet sociale, çifti vijuan ta jetojnë dashurinë e tyre në sy të publikut duke ndarë momentet e tyre më të ëmbla krahë njëri-tjetrit. Këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet krahë Adisit dhe ajo ç’ka ra në sy ishte ‘kërkesa’ e saj. “Të dua deri në vdekje edhe hajde tundu mos më rri… unazën tani!!”- shkroi Fifi krahas videos.
