Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin që e mbajti ai në Kuvendin e Kosovës të premten.
Gërvalla ka thënë se Rama e keqpërdori mikpritjen e Kosovës teksa mbajti fjalim fushate kundër qeverisë së Albin Kurtit.
“Është e vërtetë që fjalimi i kryeministrit Rama nuk u përshtat me atmosferën. Fort e keqpërdori mikpritjen e Kosovës. Ai që vjen të bëjë fushatë, duhet të vijë të bëjë fushatë transparente dhe jo të vijë të keqpërdor foltoren e Kuvendit. Ishte e qartë. Ishte e pakëndshme atmosfera gjatë fjalimit të tij”, ka thënë Gërvalla në DPT Te Fidani.