Live

Deliu: Gjendja e grave në tregun e punës do duhej ta alarmonte Qeverinë në ikje

21:18 / 12 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pas publikimit të dokumentarit “Rrëfime të Heshtura”, produkt i Sbunker me autor Sefer Zogaj.

Dokumentari pasqyronte shkeljet e shumta të të drejtave të grave në tregun e punës.

Deliu ka shkruar në Facebook kjo situatë me të drejtat e grave do të duhej ta alarmonte Qeverinë.

“Teksa Qeveria në ikje injoron problemet e përditshme qytetare, shumë gra në Kosovë po përballen me vështirësi të shumta në treg. Gratë ne tregun e punës përballen me shkelje të të drejtave të tyre bazike. Dokumentari “Rrëfime të Heshtura”, produkt i platformës Sbunker, pasqyroi këto probleme një nga një, sesi gratë po e lëshojnë vendin, ose po largohen nga vendet e punës shkak i kushteve të vështira. Kjo situate Qeverinë në ikje, do të duhej ta alarmonte”, ka shkruar Deliu.

Shpërndaje në

U Kopjua