Korab Reshitaj, deputet në Kantonin e Bernit, e ka kritikuar ashpër veprimin e presidentes Vjosa Osmani për tërheqjen e lendes së saj nga Gjykata Kushtetuese.
Reshtiaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se këtë veprim Osmani po hyn në një rreth vicioz pa kthim politik.
“Po hyn tani në një angranazh politik nga i cili vështirë se do të dalë fitimtare në kujtesën politike të Republikës së Kosovës. Shpeshherë, ajo dhe kabineti i saj kanë ditur t’i përdorin me finesë narrativat e komunikimit dhe veprimit politik. Por që nga dje, me tërheqjen e kërkesës së saj nga Gjykata Kushtetuese, për arsye të paqarta dhe pa ndonjë provë të qartë e me substancë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Osmani po zhytet në një spirale që mund të shënojë fundin e karrierës së saj politike në mënyrë negative
“Osmani po zhytet në një spirale që mund të shënojë fundin e karrierës së saj politike në mënyrë negative. Aleanca Osmani–Kurti mbetet aktuale, dhe presidentja po përpiqet ta luajë rolin e saj në heshtje. Por më mirë do të ishte të qartësonte synimet e saj reale dhe, mbi të gjitha, të ndalonte së thëni gjysmë të vërteta – ose, nëse preferoni, gjysmë të rrejshme”, ka shkruar Reshitaj.