Live

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

08:12 / 16 Maj 2024

Nga Kosova Live

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë kundër idesë së kryeministrit Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, për shpërbërje të Kuvendit, për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Këtë e ka konfirmuar deputeti Visar Korenica.

Ai thotë se edhe vet është kundër shpërbërjes së Kuvendit, duke vlerësuar se legjislatura aktuale është më e mira që ka pas Kosova.

“Është shprehje e demokracisë, shprehje e vullnetet të lirë të deputetit. Mendoj që në çdo subjekt ka dallime të tilla se dikush e sheh ndryshe procesin. Është çështje që diskutohet brenda grupit dhe pastaj vendoset. Unë kam pikëpamjet që përderisa kjo legjislaturë është më e suksesshme… Unë mendoj që nuk duhet me u shpërbë Kuvendi”, ka thënë Korenica në Tëvë1

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se nëse opozita është e gatshme për zgjedhje do t’i ndihmonte për shpërbërjen e Kuvendit.

Ai të mërkurën tha se nëse opozita nuk është e gatshme për zgjedhje mandatin qeverisës do ta dërgojë deri në fund.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...