Live

Dështim pas dështimi, Kosova edhe sot pa parlament funksional

11:33 / 25 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ka dështuar edhe sot seanca në përpjekjen e 37-të për ta funksionalizuar parlamentin.

Edhe seanca e së mërkurës, si ato të mëhershmet dështoi me të njëjtën arsye, mosvotimi i komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Lëvizja Vetëvendosje po insiston me kandidaten e njëjtë për shefe të parlamentit, Albulena Haxhiun.

Shpërndaje në

U Kopjua