Live

Digjen tri shtëpi banimi në lagjen “Ibrahimi” në Kçiq

17:47 / 10 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në lagjen “Ibrahimi” në Kçiq, duke përfshirë tre shtëpi banimi.

Zjarri është raportuar të ketë nisur në orët e mesditës dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të kushteve atmosferike.

Lidhur me zjarret, për Klankosova.tv, banorët e zonës kanë shprehur shqetësim të madh për situatën e krijuar.

Klankosova.tv, ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për detaje të tjera lidhur me rastin por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit të lajmit.

Pamjet nga zjarri si në vijim:

Shpërndaje në

U Kopjua