Në nderim të sakrificës për liri të popullit shqiptar dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, organizon pritje në nderim të veteranëve të UÇK-së.
Sipas njoftimit për media të AAK-së, pritja do të mbahet nesër, më 29 dhjetor, e diel, në ora 13:00, në Hotel Venus në Prishtinë.
Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.