Live

Djali rrah prindërit e vëllai sulmon vëllanë në dy raste të ndara në Deçan

10:36 / 09 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Të premten në Deçan janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Fillimisht u raportua se një person e kishte rrahur vëllanë e tij dhe pastaj ishte larguar.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, i dyshuari mashkull kosovar, i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, në rastin tjetër, një person dyshohet se, në gjendje të dehur, kishte rrahur prindërit e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në Raport.

Shpërndaje në

U Kopjua