Live

Donald Trump fton në dasmën e vajzës së tij kosovarin Ardian Krasniqin

20:40 / 12 Nëntor 2022

Nga admin

Ardian Krasniqi nga Prishtina, i cili po merr pjesë në dasmëne e vjazës së ish-presidentit të ShBA’ve, Donald Trump, është njëri nga 500 mysafirët e huaj që janë të ftuar në dasmëm.

Trump, ka ftuar shtetasin kosovar, Adrian Krasniqin në dasmën e vajzës së tij Tiffany Trump, shkruan Kosovalive.net.

Krasniqi, studimet i ka të përfunduara në Londër, në drejtimin shkenca politike dhe ka një afërsi të madhe me ish të dërguarin e ShBA’ve për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell. Ardian Krasniqi ka një afërsi të madhe me partinë e Republikantëve, pasi që ai së bashku më disa zyrtar të Trumpit merret edhe me lobim për shtetin e Kosovës.

Megjithatë më parë në media është përfolur se ish-presidenti Trump, nuk ka simpati për popullin shqiptar, por vetë afërsia me këtë djalë kosovar tregon të kundërtën, pasi që është ftuar nga vetë Trump. Kujtojmë se disa ditë më parë Ambasada amerikane i ka refuzuar vizën ministers së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Po ashtu, disa kohë më parë Ardian Krasniqi tërhoqi vëmendjen e mediave në Shqipëri pasi u pa krah Tiffany Trump në Mykonos të Greqisë./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua