Live

Drenas: Babai raporton rrëmbimin e vajzës së tij të mitur

09:54 / 05 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një person në Drenas ka raportuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës rrëmbimin e vajzës së tij.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, thuhet se babai e ka parë përmes video-incizimeve vajzën e tij duke hipur në një veturë me targa të panjohura.

“Drenas 04.08.2025-16:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij e mitur femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më”.

“Sipas ankuesit, gjatë kontrollit të video incizimeve vërehet se viktima kishte hipur në një veturë me targa të panjohura”, ka thënë PK-ja në njoftim, teksa i shpreh se rasti është duke u hetuar.

Policia, rastin e ka cilësuar si “Rrëmbim”.

Shpërndaje në

U Kopjua