Live

‘Droni rus’ rrëzohet në Poloni

17:53 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një dron rus thuhet se është rrëzuar në Poloninë lindore gjatë natës.

Një objekt i paidentifikuar ra në një fushë me misër pranë fshatit Osiny, rreth orës 2 të mëngjesit.

Policia lokale tha se gjeti metal dhe plastikë të djegur në vendngjarje.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Polonisë tha se objekti ishte një version rus i një droni Shahed – i cili është prodhuar në Iran, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski, tha: “Një tjetër shkelje e hapësirës sonë ajrore nga Lindja konfirmon se misioni më i rëndësishëm i Polonisë drejt NATO-s është mbrojtja e territorit tonë.”

Ministri i mbrojtjes i vendit u tha gazetarëve: “Edhe një herë, kemi të bëjmë me një provokim nga Federata Ruse, me një dron rus. 

Shpërndaje në

U Kopjua